Categories
filma

Blue Velvet (1986)

Nuk i kuptoj ata që i dashurojnë filmat e David Lynchit. Na mundemi me u intrigu e me u magjeps prej tyre, për shkak të origjinalitetit, ama me u dashuru në horror metafizik, nuk e kam shumë t’qartë se qysh është e mundur. “Blue Velvet” nuk është ekzaktësisht sikur “Lost Highway”, “Mulholland Drive” e të […]

Categories
filma

Mulholland Drive (2001)

Nëse dikush i adhuron filmat atmosferik si “Lost Highway”, “Mulholland Drive” është motra binjake e cila duhet të shihet. Kemi të bëjmë pak a shumë me diçka të njëjtë, me përfshirje të domosdoshme të vështrimit psikanalitik e filozofik në marrjen në shqyrtim të këtyre filmave, e filmat e Lynchit, janë çdoherë thuajse qendra e këtyre […]

Categories
filma

Lost Highway (1997)

A ju ka ndodh najherë me e pa naj andërr të keqe, edhe masanej ajo andërr me u’a prish ditën? Ky film është diçka i tillë. Lost Highway është “makthi i ekranizuar”. Sikur shumica e filmave të Lynchit, edhe ky film e ka një ton të errët, në mos ma negativin. Besoj që është prej […]

Categories
tv-seriale

Twin Peaks (1990-1991)

Nëse shumica e filmave të Lynchit konsiderohen si andërr e keqe, atëherë “Twin Peaks” është një andërr e keqe e gjatë, një realitet psikotik 30 episodësh. Ok, nashta ekzagjërim, se edhe këtu ka megjithatë momente komike e shpresëdhënëse, mirëpo ka me bollëk edhe elemente të njohura lynchiane, që i japin kësaj serie “unsettling”-un e zakonshëm. […]

Categories
tv-seriale

Chernobyl (2019)

Mini-seria e HBO-së është shtjellim jashtëzakonisht i madh në kuptimin artistik sa i përket katastrofës më të madhe nukleare në histori, katastrofës së Çernobilit. Gjithsej i kemi 5 episoda, dhe në total diku 5 orë e pak serial, të cilat mjaftojnë të na rrëqethin me ngjarjen që zhvillohet. Në këto 5 episoda, shpalosen ngjarjet thuajse […]

Categories
filma

The Hunt (2012)

Rrallëherë njeriu sheh kësi filmash! Dhe ky ka qenë filmi i parë të cilin e kam pa nga Vinterbergu, që edhe sot besoj që mbetet ma i miri i tij. E për madhështinë e këtij filmi, mendoj që rëndësi shumë të madhe ka vet Vinterbergu, i cili njihet për storie të thjeshta në shikim të […]

Categories
filma

Zathura: A Space Adventure (2005)

Është ndjenjë bajagi e mirë për fëmijët kur ata mbesin veç vetë në shtëpi. Ai është momenti kur shijohet liria pa kufi dhe një sorollatje e plotë, pa prezencën e autoritetit të prindit. I tillë është filmi “Zathura”, që, pse jo, mundet me u konsideru vazhdim i “Jumanji”, edhe pse zë vend diku tjetër, zë […]

Categories
fiqirime

Lacani

Jacques Lacan konsiderohet me të drejtë si “Frojdi francez”. Lacani, me psikanalizën e tij, është derivacion i suksesshëm i Frojdit, plus që i avanson idetë e tij , edhe i kombinon ato me ide prej filozofisë e filozofëve, si Platoni, Dekarti, Kanti, Hegeli, Marksi, Heideggeri, etj. Ajo se për çka besoj se Lacani njihet ma […]

Categories
filma

12 Angry Men (1957)

Shumë problem me e gjetë një film si ky, sa i përket intensitetit që krijohet, me aq pak hapësirë. Gati e pabesueshme se si është e mundshme të ketë dramë aq të madhe, për 1 orë e 36 minuta pandërprerë, në 10-15 metra katrorë. Ky është Hollywoodi në “prime”-in e vet, që po thojnë. Ngjarja […]

Categories
filma

Winter Light (1963)

Bergman është prej regjisorëve ma t’mirë në histori të kinemasë. Trupi i veprave të tij e dëshmon këtë. “Winter Light” nuk konsiderohet kryevepra e tij, ama personalisht e shoh aty diku. Pse? Në këtë film zhvillohet nje kontrast shumë interesant dhe i thellë. Kemi priftin Thomas, i cili është figura e objektivitetit, e kuptimit, e […]